Qytetërim

VIDEO/ Albano Bogdo e ngacmon për Nora Istrefin, reagimi i Robert Berishës nuk duhet humbur

Në sfidën "E vërtetë ose Dënim", konkurrentët e "Ferma VIP" janë vënë përballë pyetjeve pikante.

a.l
VIDEO/ Albano Bogdo e ngacmon për Nora Istrefin, reagimi i Robert
Albano Bogdo, Nora Istrefi dhe Robert Berisha

TIRANË- Në sfidën "E vërtetë ose Dënim", konkurrentët e "Ferma VIP" janë vënë përballë pyetjeve pikante. 

“Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të shqetëson ky fakt?”, ishte një ndër pyetjet që Albano Bogdo i drejtoi Robert Berishës për këngën e ish-bashkëshortes së tij, Nora Istrefi.

“S’më shqetëson fare sepse ka 7-8 vite që është bërë kjo këngë”, tha Roberti, i cili tregoi se tashmë kjo këngë i lidhet me emrin e të dashurës së tij aktuale Ana.

Biseda mes dy konkurrentëve: 

Albano: Ne të dyve na pëlqen shumë kënga “O Ana” të shqetëson ky fakt?

Baby G: Dje e kënduam bashkë me Robertin

Roberti: S’më shqetëson fare sepse ka 7-8 vite që është bërë kjo këngë dhe tani më lidhet me këtë këngë sepse femra që kam tani e ka emrin Ana. Kurrë më parë nuk kam qenë i lidhur me një vajzë me emrin Ana.

Albano: Paska rastis kënga fiks

Roberti: Po por nuk më bezdis 

Poll

MOS HUMB