Qytetërim

FOTO/ Si ndihet Sara Hoxha për ndarjen nga Ledri? Blogerja hap zemrën me fansat

Dyshja prej kohësh përflitet se i kanë dhënë fund romancës, por deri më tani kemi dëgjuar vetëm versionin e Ledrit, i cili i ka pohuar thashethemet që qarkullojnë në rrjet.

a.l
FOTO/ Si ndihet Sara Hoxha për ndarjen nga Ledri? Blogerja hap zemrën
Ledri Vula dhe Sara Hoxha

TIRANË- Ledri Vula dhe Sara Hoxha vazhdojnë të jenë në qendër të mediave dhe çdo postim i tyre në rrjetet sociale interpretohet si mesazh. Dyshja prej kohësh përflitet se i kanë dhënë fund romancës, por deri më tani kemi dëgjuar vetëm versionin e Ledrit, i cili i ka pohuar thashethemet që qarkullojnë në rrjet. Ndërsa nga ana e Sarës jo. Megjithatë, blogerja nuk i kurset thumbat "tek-tuk", për babain e vajzës së saj, Poem. Ditën e sotme Sara ka zbuluar si ndihet pas gjithë kësaj historie, përmes një përshkrimi në postimin e saj në "Instagram".

 “Ndjehem sikur jam shëruesja e të gjithëve, por ku është shëruesi im?”, ka shkruar ajo, duke na treguar kështu se ndihet e lënduar dhe po kërkon për “ilaçin” e saj.

FOTO/ Si ndihet Sara Hoxha për ndarjen nga Ledri? Blogerja hap zemrën

Nuk ka ende një konfirmimi nga ana e të dyve për ndarjen. Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë prindër të një vajze që quhet Poem./ZËRI

Poll

MOS HUMB