Qytetërim

Sëmuret Ledri Vula, publikon pamjet me serum në dorë: Do kthehem së shpejti!

Reperi njofton se është në gjendje jo të mirë shëndetësore pa ndarë më shumë detaje.

f.t
Sëmuret Ledri Vula, publikon pamjet me serum në dorë: Do kthehem
Ledri Vula

KOSOVË- Sezoni i verës ka shtuar angazhimet me koncerte për këngëtarët, por për reperin Ledri Vula do të duhet t'i shtyjë ato për një moment të dytë. Teksa qëndron i shtrirë në shtëpi dhe në krah mban një serum, reperi njofton se është në gjendje jo të mirë shëndetësore pa ndarë më shumë detaje. Këngëtari ka paralajmëruar se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore nuk do të jetë i pranishëm në koncertin që ishte planifikuar të mbahej në një nga klubet e Prishtinës.

“Party people”, me përulje dhe mirëkuptim më duhet të ju njoftoj se kocerti im sonte në Zone Club është i pamundur për shkak të situatës shëndetësore që kam. Do të kthehemi së shpejti dhe do të festojmë së bashku. Ju dua”, ka shkruar reperi.

Sëmuret Ledri Vula, publikon pamjet me serum në dorë: Do kthehem
POSTIMI

/ZËRI

Poll

MOS HUMB