
PRISHTINË- Këngëtarja e njohur Rita Ora ka "djegur rrjetin", por edhe kësaj here jo për muzikën! Mesa duket Rita Ora i ka zhgënnjyer sërish bashkëkombësit e saj pasi dje u fotografua e ulur përkrahë tenistit serb Novak Djokoviç. Të dy ishin duke ndjekur finalen e Rugby-së pranë njëri-tjetrit dhe në fytyra e Rita Orës dukej e qeshur.
Momenti i kapur me video është bërë viral në rrjetet sociale, ku të gjithë shqipfolësit nuk i kanë kursyer komentet ironizuese. Për shembull; kur Rita u kap me flamurin serb në skenë, u justifikua duke u shprehur se kishte dritën e skenave në sy dhe nuk e kishte dalluar. Të njëjtin fjali e kanë përdorur për të ironizuar situatën e mbrëmshme, pasi shumë shkruajnë: Dritat e ndeshjes i kisha në sy dhe nuk kuptova kë kisha ngjitur.
Të tjerë, për të shprehur zhgënjimin e tyre, i kanë vendosur edhe prapashtesën 'viç', pas mbiemrit të saj.
@donzhugani Ritica Hora Djokovic ???? #ritaora ♬ Ai Te Ka Ne Shtrat - Etnon
Analistja Zana Avdiu shkruan: Nese mendoni qe figurat si Rita Ora, nuk jane me ndikim per vendin edhe imazhin e Kosoves, vec shiheni Lorik Canen. Vjen presidenti francez per vizite ne Shqiperi, dhe personin qe e fton me shoqeru, eshte Loriku. Keta njerez jane me te medhaj, sesa budalliqet e juaja provinciale. Rita eshte pasuri diplomatike e Kosoves, dhe ne vend se me u mundu me ia kontrollu jeten, le te mundohemi te jemi mirenjohes per kontributin e saj, per Kosoven, pa fitu kurgjo ne kembim.
Milaim Zeka: Nje koment rreth fotos te Rita Ores me tenistin shqiptar, Novak Gjokoviç, i cili ka lindur ne Kosove, dhe veten e ndien serb. Rita Ora, kudo qe shkon ne bote, prezentohet se shtetase e Republikes te Kosoves. Novaki e bene te kunderten. Nese futeni te komentuesit serb, edhe ata, cope-cope e kan ba Novakin pse eshte ulur me Rita Oren. Me i pas degju Rita komentuesit shqiptar, ju garantoj se e kishit pa me nje tufe te dhive te egra neper bjeshkte e Rugoves. Njesoj edhe Novaki, ish kan tuj lujte guxhas te mahalla e tre rrokaqiejve matan ures te Ibrit. O njereze, mesohuni me pa bardh, jo vetem zi. Mesohuni me pa pozitivisht. Mesohuni me dashuru, jo me urrejte. Deri kur keshtu? Po nuk keni faj ju, fajet i kan politikan e biznismen, te cilet kurr nuk mendojne se per nje shoqeri te shendosh ma e rendesishme se sa buka, jane qerdhet per femije…!!!
Gazetari Idro Seferi: Rita Ora edhe Novak Djokovic e shpetuan festivalin e RTK-se nga kritikat ne rrjete.
Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell: E adhuroj!
Në krah të këngëtares ka dalë babai i saj, Besnik Sahatçiu, babai i yllit botëror Rita Ora, i cili ka publikuar pamje nga një tjetër kënd, nga ku shihet se këngëtarja nuk ishte e ulur afër tenistit serb Gjokoviç.
“Paris 2023, Finalja e Kupës së Botës në Ragbi, Rita dhe Taika duke i mbështetur ekipet,”- shkruan babai i Orës në profilin e tij në Facebook.
Kjo nuk është hera e parë që Rita Ora 'gabon'. Ajo mori kritika të mëdha pak kohë më parë, teksa u shfaq në skenë duke mbajtur mbi supe flamurin e Serbisë. Vetë këngëtarja u shfajësua me faktin se nuk ishte në dijeni se cilit shtet i përkiste flamuri që iu hodh në skenë nga një fans.
Kush është Novak Gjokoviç?
Tenisti serb Novak Djokoviç është i njohur për qëndrimet e tij nacionaliste. Shpesh herë ai është shprehur se Kosova është zemra e Serbisë, madje dhe ka dalë live duke kënduar kore nacionaliste.
TEKSTI I "Veseli se srpski rode"
Fushat e Kosovës janë të sheshta
Gëzoje popull serb, popullin serb për lirinë,
Dhe për shkak të të famshmëve Nemanjiç, Obiliç, Petroviç,
Dhe për shkak të Graçanicës së famshme, Studenicës, Ravanicës,
Le të valojë flamuri serb nga Prizreni në Rumijë.
Këmbanat ranë nga Deçani i vjetër,
Kjo është toka e Llazarit dhe Stefanit.
Gëzohu popull serb...
Këtu janë varret e paraardhësve të famshëm,
Që mbrojtën besimin e shenjtë nga turqit!
Megjithatë nga ana e tij, ende nuk ka një koment lidhur me takimin që kishte me Orën./Zëri.ai