
SHBA- Matthew Perry, i njohur ndryshe si “Chandler Bing”, një nga personazhet kryesorë të serialit “Friends”, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Aktori u gjet i vdekur të shtunën në xhakuzi në shtëpinë e tij në Los Angeles. Sipas autoriteteve, reaguesit e urgjencës mbërritën në shtëpinë e tij në orën 16:07 pasi morën një telefonatë.
Në shtëpinë e aktorit, sipas New York Post, prindërit e tij Susan dhe Jon Bennett mbërritën të parët dhe ishin padyshim të shkatërruar.
@joy.of.everything Dateline NBC’s Keith Morrison who is Matthew Perry’s stepfather greets & comforts Matthew Perry’s parents outside of his home several hours after the news of his passing. #matthewperry #keithmorrison #breakingnews #celebritynews #ripmatthewperry #friends ♬ original sound - Joy Of Everything
Siç raporton TMZ, Matthew Perry kishte përfunduar një lojë dy-orëshe me pickleball (një sport i ngjashëm me tenisin) dhe me të mbërritur në shtëpi, dërgoi ndihmësin e tij për t'i marrë diçka jashtë vilës. Kur ai u kthye, e gjeti aktorin pa ndjenja në xhakuzin e tij.
Oficerët e Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit, të cilët ishin në shtëpinë e tij në Pacific Palisades, kërkuan për lëndë narkotike, por deri më tani asgjë nuk është gjetur. Por u gjetën shumë ilaçe (anti-depresantë, ilaçe kundër ankthit dhe një ilaç për problemet në frymëmarrjen). Megjithatë skenari më i mundshëm sipas raportimeve është se aktori ka pësuar një atak në zemër dhe është mbytur në xhakuzin e tij. Policia do të vazhdojë të hetojë vdekjen e yllit.
Në një video të siguruar nga DailyMail, shihet pjesa e jashtme e shtëpisë së tij dhe xhakuzi, në të cilin ai dha frymën e fundit.
Madje edhe ai vetë kishte postuar edhe një foto në xhakuzi.
View this post on Instagram
Ai vdiq në ditëlindjen e Julia Roberts
Matthew Perry vdiq në moshën 54-vjeçare të shtunën, më 28 tetor, që rastësisht ishte ditëlindja e ishit të tij, Julia Roberts. Aktorja, e cila dje mbushi 56 vjeç, dhe Perry ishin çift në mesin e viteve 1990. Perry shkroi në kujtimet e tij të vitit 2022, Friends, Lovers and the Big Terrible Thing, se si aktorja kishte shprehur dëshirën të ishte pjesë e kastit vetëm po të kishte një histori dashurie me karakterin e tij.
“Kështu filloi një flirt tre mujor me fakset e përditshme. Kjo ishte para internetit, përpara telefonave celularë - të gjitha shkëmbimet tona ishin me faks. Dhe ishin shumë, qindra,”- shkruan Perry në librin e tij.
Letrat e dërguara me faks, të cilat “u bënë romantike”, më pas u kthyen në telefonata që zgjatën 5 orë. Pastaj Julia u shfaq në derën e tij.
“Kur e hapa pasjë një Julia Roberts të qeshur,"-kujtonte ai. Roberts më pas do të shfaqej në Friends ndërsa ata ishin tashmë çift. Ata e kaluan Vitin e Ri 2006 së bashku në shtëpinë e familjes së aktorit në New Mexico përpara se të dy të ndaheshin dy muaj më vonë.
Edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau shprehu pikëllimin e tij të thellë për vdekjen e papritur të Matthew Perry me një postim prekës në rrjetet sociale. Kryeministri kanadez dhe “Chandler Bing” e njihnin njëri-tjetrin që në moshë shumë të vogël pasi ishin shokë klase në shkollën fillore.
“Vdekja e Matthew Perry është tronditëse dhe e trishtueshme. Nuk do t'i harroj kurrë lojërat që kemi luajtur në oborrin e shkollës dhe e di që njerëzit në mbarë botën nuk do ta harrojnë kurrë gëzimin që u solle. Faleminderit për të gjitha të qeshurat, Matthew. Ti ishe i dashur dhe do të na mungosh,”- tha Justin Trudeau. Nëna e Perry, Susan Morrison, ishte përfaqësuese e shtypit e ish-kryeministrit të Kanadasë dhe babait të Justin Trudeau, Pierre./Zëri.ai