FRANCË – Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe tenisti serb, Novak Gjokoviç janë parë pranë njëri-tjetrit, në Stade de France, në Paris.
Ata po shikonin finalen e Rugby, ndërmjet Afrikës së Jugut dhe Zelandës së Re.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se këngëtarja Rita Ora është parë duke biseduar me Gjokoviç.
Kjo ndodhi, pak përpara se kamera t’i fiksonte të dy personazhet. Rita Ora buzëqeshi në momentin që kamera u fiksua tek ata, ndërsa Gjokoviç u pa më i befasuar.
Novak Djokovic just got caught out in the crowd with Rita Ora ???????????????? pic.twitter.com/m9hLZ7ohfu
— Parody Pablo ⚒️ (@ParodyPabs) October 28, 2023
Fansat kanë reaguar në mënyra të ndryshme për pamjet. Disa reaguan pozitivisht, teksa u shprëhën se janë thjesht dy persona VIP, që po bisedonin me njëri-tjetrin.
Ndërsa, disa të tjerë e komentuan edhe politikisht, pas ngjarjeve të fundit, në një manastir në Kosovë, ku u vra polici shqiptar, Afrim Bunjaku.
Kjo nuk është hera e parë, që Rita Ora ngjall reagimin e fortë të fansave.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, disa kohë më parë, gjatë një koncerti në Hungari, mbajti mbi shpatulla flamurin serb, të dhuruar nga një fans. Rita Ora tha më vonë se nuk e kishte parë, flamurin e cilit shtet po mbante./Zëri.ai/