
BOGOTA - Prindërit e sulmuesit të Liverpool, Luis Diaz, u rrëmbyen në Kolumbi, pasi u ndaluan nga persona të armatosur me motoçikleta.
Nëna e tij u shpëtua, ndërsa babai i Diaz u shpëtua më vonë. Gjatë shpëtimit të prindërve të Diaz, policia vrau 2 pengmarrës. Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro tha se policia hetoi ngjarjen e rëndë, ndërsa aktivizoi edhe ushtria.
Drejtori i policisë së vendit, gjenerali Uilliam Salamanca, tha se bëri gjithçka, në lidhje me rastin.
Motos que le hacían seguimiento a los padres de Luis Diaz ???????? pic.twitter.com/gpTt6rz1z2
— EVERSTRONG (@everstrongever) October 29, 2023
Prindërit e 26-vjeçarit kolumbian thuhet se janë rrëmbyer, teksa po shkonin me makinë për në shtëpinë e tyre. Ata besohet se kanë qenë në një pikë karburanti, kur janë marrë peng.
Federata e futbollit e Kolumbisë ka shprehur keqardhje për ngjarjen./Zëri.ai/