Qytetërim

Ndryshon ora...Nga sot do të flemë 1 orë më shumë

Kjo pasi, pas mesnatës akrepatat e orës kanë ndryshuar duke u zhvendosur një orë më pas, nga ora 03:00 në 02:00.

E.K
Ndryshon ora...Nga sot do të flemë 1 orë më shumë
Foto ilustruese

TIRANË- Nga kjo e dielë do të flemë një orë më shumë. Kjo pasi, pas mesnatës akrepatat e orës kanë ndryshuar duke u zhvendosur një orë më pas, nga ora 03:00 në 02:00.

Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Duke humbur një orë pasdite, e rikuperojmë në mëngjes, ku do të kemi një orë më shumë kohë për gjumë. Këtë do ta vërejnë më shumti ata që zgjohen herët.

Në mars të vitit 2019, Parlamenti Europian mbështeti propozimin e Direktivës, e cila duke filluar nga viti 2021, heq lëvizjen gjashtëmujore të orës në nivel të BE-së dhe ia lë shteteve anëtare vendimin për zgjedhjen e orës verore apo dimërore.

Por çështja ngeci në Këshillin e Bashkimit Europian, kështu që për momentin do të vazhdojë si më parë, akrepat u zhvendosen një orë pas nga e shtuna në të dielën./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB