
SPANJË- Barcelona e pati të pamundur t’i bënte ballë talentit të Real Madridit, Jude Bellingham. Mesfushori anglez vendosi “El Clasico-n” me golat e tij. Katalanasit kaluan në avantazh në “Estadio Olimpico Luis Companys” pas 6 minutash me autor Ilkai Gyndogan.
Në një ndeshje të luftuar, talenti anglez e gjeti golin në minutën e 68 me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone. Mesfushori 20 vjeçar realizoi në minutën e 2 shtesë, duke vazhduar me paraqitjen përrallore te “Los Blankos”.
Bellingham ka realizuar 13 gola në 16 takime për Realin dhe Anglinë nga nisja e sezonit. “Galaktikët” rikthehen në krye të La Liga-s në kuotën e 28 pikëve bashkë me Gironën. Barcelona ngelet në vend të tretë në kuotën e 24 pikëve.