Qytetërim

Bayern shkatërron Darmstadt e dhuron spektakël

Matej Maglica në minutëne 41, u nxorr jashtë loje për ndërhyrje të gabuar kundër Harry Kane.

i.h.
Bayern shkatërron Darmstadt e dhuron spektakël
Bayern-Darmstadt

GJERMANI- Sfida ndaj Darmstadt do të mbahet mend nga tifozët e Bajern Munchen. Pas rretH 1 viti mungesë, u rikthye portieri Manuel Neuer, skaudra fitoi 8-0 në “Allianz Arena” dhe Harry Kane realizoi një supergol. Për herë të parë në historinë e Bundesliga-s, tre futbollistë u ndëshkuan me kartonë të kuq në pjesën e parë.

Pas 4 minutash lojë Xhoshua Kimish la fushën për tërheqje fanelle të kundërshtarit. Në të 21’, mesfushori kuqezi Klaus Gjasula u ndëshkua me karton të kuq pas konsultimit me sistemin VAR, për ndërhyrje të gabuar si lojtar i fundit ndaj Konrad Laimer.
Matej Maglica në minutëne 41, u nxorr jashtë loje për ndërhyrje të gabuar kundër Harry Kane.

Në 45 minutat e dyta, nisi goleada e bavarezëve. Kane realizoi në të 51, pastaj, ishte radha e Sane 5 mintua më pas. Në vazhdim rrjetën e gjetën, Musiala e Sane. Në të 69, Kane befasoi “Allianz Arenën” me golin nga gjysma e fushës. Radha ishte e Muller, Musiala dhe sërish e kapitenit të Anglisë. Kurrë më parë Darmstadt nuk kishte pësuar një humbje kaq të thellë në historinë e Bundesligës.

Poll

MOS HUMB