
SHBA- Trupi i modeles nga Los Angeles, Maleesa Mooney është gjetur i lidhur brenda një frigoriferi Autoritetet thanë se po hetojnë ngjarjen dhe se dyshojnë se bëhet fjalë për një vrasje. Nga ekspertiza paraprake rezulton se vdekja e 31-vjeçares ka ardhur si pasojë e goditjeve me sende të forta në kokë, në kurriz e në krahë. Gjithashtu, rezultatet e toksikologjisë zbuluan se në trupin e të ndjerës kishte gjurmë metabolitësh kokaine si dhe alkooli.
Gjurmë kokaine u gjetën edhe në apartament. Sipas autopsisë, Mooney, 31 vjeçe, ishte rrahur dhe lidhur përpara se të futej në frigoriferin e saj. Ajo u gjet në apartamentin e saj në South Figueroa më 12 shtator, por këto ditë, po zbulohen të tjera detaje tronditëse rreth vdekjes.

Mooney u pa për herë të fundit në hyrjen e pallatit ku jetonte, më 6 shtator, pamje të dala nga kamerat e sigurisë. Zyrtarët hynë me dhunë në rezidencë më 12 shtator pasi nëna e modeles i lajmëroi e shqetësuar, pasi kishte një javë që nuk kontaktonte me të bijën. Efektivët u përballën me një pellg gjaku pranë frigoriferit dhe me hapjen e tij, zbuluan trupin e ngrirë të modeles.
Asnjë arrestim nuk është bërë për këtë rast. Një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Los Anxhelos tha se nuk mund të jepte më shumë detaje, për shkak të hetimeve.

Sipas motrës së viktimës, Jourdin Pauline, Mooney ishte dy muajshe shtatzënë.
“Ajo ishte shumë e emocionuar dhe e di që donte vërtet një fëmijë, dhe kjo është diçka për të cilën ajo ka folur gjithmonë,” tha Pauline, 24 vjeç, për PEOPLE në fillim të këtij muaji. Ajo tha gjithashtu se i dashuri i motrës së saj të ndjerë ishte "zemërthyer".
“Është një akt shumë monstruoz. Unë nuk do t'ia dëshiroja këtë askujt,"- tha Pauline.

"Ishte sinqerisht kaq rrëqethëse," tha ajo. “Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë më parë. Çfarëdo që ndodhi atë natë ishte shumë e frikshme dhe traumatike. E di që ajo ishte shumë e frikësuar.”
Mooney u gjet e vdekur dy ditë pasi një modele tjetër në zonën e qendrës së LA u gjet e vdekur në banesën e saj. Pavarësisht ngjashmërive në të dy rastet, policia ka thënë se ato nuk kanë lidhje.