
ANGLI- Çelsi u mund nga Brentford 2-0 në shtëpi, ndërsa dy futbollsitët kuqezi Aramndo Broja dhe Thomas Strakosha nuk luajtën. Sulmuesi nuk ishte i grumbulluar me blutë, ndërsa portieri Thomas Strakosha qëndroi në stol për miqtë.
Broja vuan një dëmtim që e detyroi që të largohej edhe nga kombëtarja për dy takimet e tetorit. Futbollisti u rikthye te Chelsea, ku vazhdoi përgatitjet i mbikqyrur nga stafi mjekësor. Por sërish gjendja e tij nuk ka qenë më e mira dhe u morr vendimi që të mos përshihej për takimin e radhës.
Në sfidën e luajtur në “Stamford Brixh”, blutë e Londrës pësuan një humbje të hidhur 2-0, ndërsa sollën edhe protestat e fansave. Brentford bëhet ekipi i parë i Premier Ligës që fiton në “Stamford Brixh” tre takime radhazi.
Çelsi dominoi në pjesën e parë, por gaboi përpara portës. Rrjeta e parë erdhi në minutën e 58 nga Pinok. Në shtesë, Mbeumo vulosi fitoren në derbin e Londrës Perëndimore, që tronditi “blutë”.