
TAJLANDË- Në garën sprint të Çmimit të Madh të Tajlandës, Horge Martin doli i pari, ndërsa e shton presionin te kryesuesi i renditjes së pilotëve në Moto GP, Françesko Banjaia. Difrenca mes të dyve shkon në 18 pikë.
Spanjolli udhëhoqi që nga nisja në pistën e Buriram-it dhe fitoi sprinin e pestë radhazi në këtë edicion.
Afrikano-jugori Brad Binder i skuderisë KTM doli në vend të dytë me një sekondë më pak, ndërsa Luca Marini i VR46 Racing i treti.
Piloti i Dukatit Bagnaia e nisi garën nga rreshti i dytë, por e mbylli vetëm në vend të shtatë.
Martin siguroi pole-position e tij të tretë të sezonit në Çmimin e Madh të Tajlandës, pasi realizoi xhiron më të shpejtë. Në radhën e parë do të jenë edhe Luka Marini dhe Aleiks Espargaro.
Në xhiron e pare në garën sprint, Martin mori kryesimin në kthesën e parë duke bllokuar Marinin, ndërsa Bagnaia, nga i gjashti, e mbylli në vend të nëntë.
Binder nga vendi i pestë, u ngjit dy pozicione, duke lënë pas pilotin e Aprilias Aleiks Espargaro dhe Marco Bezzeçhi të VR46 Racing, e pastaj kaloi edhe Marinin.
Martin e çoi avantazhin në 1.5 sekonda kur kishin gnelur edhe 6 xhiro, përballoi presionint e Binder dhe festoi fitoren e tij të shtatë sezonale në garat Spirnt.