Qytetërim

Ndërroi jetë sot, aktori i ‘Friends’ i fiksuar pas shpejtësisë dhe alkoolit

Aktori, që ndërroi jetë sot, ishte i fiksuar pas shpejtësisë, ndërsa kishte probleme të shumta me alkoolin dhe drogën.

D.XH
Ndërroi jetë sot, aktori i ‘Friends’ i fiksuar pas
Mattheu Perry

SHBA - Mattheu Perry, aktori i serialit komik “Friends” ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, teksa ndodhej në xhakuzi, në shtëpinë e tij në Los Angelos.

Nuk dihet saktësisht se përse ka ndërruar jetë, por paraprakisht bëhet me dije se ka pësuar një atak në zemër. Nuk dyshohet për ndonjë sulm kriminal dhe gjithashtu pranë tij nuk janë gjetur doza droge.

Perry mbahet mend për pjesëmarrjen në serialin mjaft të ndjekur televiziv “Friends”, që zgjati nga viti 1994 deri më 2004.

Mattheu Perry, i fiksuar pas shpejtësisë

Përveç jetës së tij profesionale, Perry ishte një pasionant i makinave. Ai ishte i fiksuar pas shpehtësisë së lartë. Parapëlqente makinat, veçanërisht ato europiane. Ai kishte disa mjete në garazh, që i përdorte shpesh.

Makina që ai e donte më shumë se të gjithë të tjerat ishte Audi R8 V10 Plus Spyder, me motorin e tij 5.2 litra V10, 610 kuaj fuqi. Ky prodhim ishte një kryevepër unike nga Audi, me një shpejtësi maksimale prej 328 km/h dhe arritje në 100 km/h për 3.3 sekonda. Çmimi i makinës i kalon 210 000 eurot.

Mattheu Perry gjatë gjithë këtyre viteve luftoi për të shpëtuar jetën e tij. Atij iu desh të hynte në rehabilitim 15 herë dhe shpenzoi 9 milionë dollar, duke u përpjekur të lërë drogën dhe alkoolin.

Ai i shpëtoi vdekjes edhe më herët, teksa tha në një emision televiziv, se njëherë zemra e tij kishte pushuar së funksionuari për 5 minuta dhe këtë ia kishin thënë mjekët, pas operimit. Në një tjetër rast më 2019, atij iu shkatërrua zorra e trashë, për shkak të drograve të shumta që merrte.

Vetëm dy vjet më vonë ai iu afrua përsëri vdekjes, kur ishte në një klinikë rehabilitimi në Zvicër. Mjekët i dhanë atij një qetësues, që arritën ta sillnin në jetë, por tetë brinjë iu thyen gjatë rehabilitimit.

Aktori ndau edhe me publikun jetën e tij aspak të rregullt, në një libër autobiografik. Fansat u shokuan nga lajmi i sotëm, ndërsa shumë prej tyre kanë falënderuar aktorin, për buzëqeshjen që iu ka dhuruar./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB