
ITALI- "Ai më manipuloi dhe më shkatërroi Grande Fratellon,"-tha Heidi Baci teksa fliste për marrëdhënien e saj lidhur me Massimiliano Verissimon. Të dy ishin afruar brenda shtëpisë, por më pas e reja me origjinë shqiptare u largua pasi babai i saj hyri në shtëpi dhe i kërkoi që të dilte jashtë.
"Në fillim më intrigoi, mu duk magjepsës. Por më pas interesi i tij u bë obsesion dhe nuk dija si ta menaxhoja,"- thotë ish-konkurrentja e "GF" në episodin e programit të drejtuar nga Silvia Toffanin në Canale 5.
Sipas mediave italiane, Baci e sqaroi edhe një herë versionin e saj, por sqaroi edhe situatën më të ëmën: Ajo e shqetësoi fakti që më pa shumë të qaja , isha në vështirësi, se nuk isha Heidi e zakonshme që shmang situatat e vështira. Menjëherë kuptova se kishte diçka që nuk shkonte me sytë e babait tim. U vërtetua, babai im nuk është baba kontrollues. Ata nuk e kuptuan që zgjedhja ishte e imja, babai vetëm më paralajmëroi për këtë situatë, por që e dija brenda vetes por zgjedhja ishte e imja. Gjithsesi do kisha dalë sepse mami nuk ishte mirë.
Lidhur me shkëndijën e supozuar që shpërtheu me aktorin, Heidi i ka të qarta idetë dhe nuk pret më asgjë prej tij.
"Doja një marrëdhënie civile me të, asgjë më shumë. U ndjeva në faj kur mendova se mund t'i rrezikoja imazhin, por më pas interesi u kthye në një obsesion. Nuk kam qenë kurrë e dashuruar me të, edhe sikur të dukej kështu. Isha e intriguar, doja ta njihja dhe të kisha bashkëpunim, por sjellja e tij u bë shtypëse. Më shkatërroi Big Brother. Massimiliano më manipuloi, më kapte pikat e mia të dobëta. Sa herë që përballesha me të ai më përmendte vajzën e tij. Më thoshte: Kush po më bën të dështoj? Vajza ime më shikon. Kështu që u përpoqa për të zbutur tonet dhe sjelljet, por me të ishte e pamundur,"-tregoi ajo.
E lindur në vitin 1998 nga prindër shqiptarë, Heidi Baci ka jetuar gjithmonë në Pescara. Pas një të shkuare si modele (në vitin 2018 mori pjesë edhe në përzgjedhjet për Miss Italia, ajo u diplomua për bioteknologji në vitin 2019. Këtë vit, u bë pjesë e GF, duke bërë shumë bujë./Zëri.ai