
ITALI- Një javë pasi u largua nga reality show, Heidi Baci rikthehet në emision për të shpjeguar të vërtetën pas zgjedhjes së saj për t'i dhënë fund eksperiencës së saj në Big Brother pas takimit me të atin. Gjatë episodit të 13-të të Big Brother, të transmetuar të hënën e 23 tetorit, Heidi Baci u rikthye në studio për të shpjeguar arsyet që e shtynë atë të braktiste lojën. Teksa përballej me Massimiliano Varrese, ish-konkurrentja e ftoi të mos fliste më për të dhe familjen e saj. Ajo gjithashtu përsëriti se nuk dëshironte të kishte më asnjë kontakt me të.
@grande.fratello2024 che ne pensate? #grandefratello #grandefratellovip #gf #fyp #foryou #viral #heidibaci ♬ suono originale - grande fratello 2O24 ????️
Heidi Baci u kthye në "GF" për të dhënë versionin e saj të ngjarjeve. Heidi shpjegoi se nuk donte të kthehej në shtëpinë e Cinecittà për të ruajtur distancën e duhur nga Varrese. Ajo dënoi edhe komentet e aktorit italian duke u shprehur se është një grua e lirë, se ka studiuar larg shtëpisë dhe se ka shëtitur botën. Më pas, ajo iu drejtua Varreses: Disa individë kanë shkuar përtej imagjinatës. Imagjino kanë analizuar edhe dorën që më dridhej duke studiuar kaligrafinë në letrën time.
Aktori kërkoi një diskutim dhe shpresonte të arrinte ta sqaronte situatën larg vëmendjes, por Heidi e bllokoi.
"Nuk do të flasim më për këtë, po bëj këtë përpjekje për ta mbyllur këtu. Nuk e bëj dua të kem më kontakt dhe shpresoj që të mos flasësh më për mua, familjen dhe babin tim pa ditur asgjë,"-theksoi ajo.
Pas përplasjes me ish-konkurrentin, aktori kërcënoi se do të marrë masa ligjore: Do t’i marr parasysh edhe këto mesazhe shpifëse jashtë këtu.
Në episodin e fundit, Heidi u përball me të atin, Gentin nga Shqipëria, i cili shkoi për ta nxjerrë të bijën nga shtëpia. Kjo pasi jetesa në banesë, sipas tij, e kishte zbehur karakterin plot diell të vajzës së tij, edhe për shkak të pranisë së rëndë të Massimiliano Varrese. Ky i fundit kishte deklaruar vazhdimisht interes për Heidin, por kurrë nuk i ishte kthyer pas. Pas kësaj përballjeje, Heidi shpërtheu në lot dhe vendosi të largohej nga reality shoë Canale5 në mes të natës, pasi kishte folur me autorët dhe prindërit. Më vonë, ajo u dërgoi një letër banorëve të tjerë, të cilëve u jepte shpjegime se përse e kishte marrë këtë vendim, por Varrese vazhdonte dhe këmbëngulte se ajo manipulohej nga i ati dhe se kishte frikë të thoshte atë që mendonte./Zëri.ai