Qytetërim

La shtëpinë e Big Brother, Heidi ‘kyç’ gojën, do përballet me gjobë të majme

E reja shqiptare ka një kontratë me Mediaset që e detyron atë që të mos reagojë pas daljes nga shtëpia e Big Brother

E.K
La shtëpinë e Big Brother, Heidi ‘kyç’ gojën,
Heidi Baci dhe takimi me te atin

ITALI- Shqiptarja Heidi Baci, e cila u largua nga shtëpia e Big Brother në Itali pas përballjes me të atin, vijon të jetë kryefjalë në mediat italiane. Fanpage.it shkruan se ajo ka marrë në menaxhim rrjetet e saj sociale pas daljes nga shtëpia e megjithatë ka vendosur që të heshtë dhe të mos bëjë asnjë postim, edhe për shkak të kontratave që ka nënshrkuar me Mediaset përpara se të bëhej pjesë e programit.

Sipas medias italiane se ajo do të jetë detyruar të paguajë një gjobë të majme për largimin para kohe nga programi. Të paktën kështu ka funksionuar rregullorja vitet e fundit. Gjithçka, vetëm për të mos u shfaqur më në kamerat e Shtëpisë dhe për të kompromentuar imazhin e saj edhe një herë në dinamikën romantike me Massimiliano Varrese.

Fanpage.it mëson nga burime brenda Big Brother italian se Heidi është ende e lidhur me një kontratë ekskluziviteti pavarësisht zgjedhjes së saj për t'u larguar nga Shtëpia, gjë që presupozon me shumë gjasa që të pritet rishfaqja e saj e re në Canale 5.

Mund të jetë një takim sqarues brenda shtëpisë, një intervistë në studio me Signorinin siç pritej për konkurrentët e eliminuar dhe më pas kalimi tek prania e përhershme në karriget e kuqe. E sigurt është se takimi mes Heidit dhe babait të saj ngriti një temë shumë të nxehtë nga pikëpamja e debatit dhe ndërveprimeve dhe rrjeti nuk ka ndërmend të tërhiqet. A ishte veprimi i Gentit një përkujdesje prindërore, apo një shenjë patriarkale? Edhe këtu ndjekësit janë të ndarë në dysh!/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB