Qytetërim

Adele heq dorë nga alkooli: Kam 3 muaj që jam esëll

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja thotë se ka hequr dorë nga alkooli, pasi të njëjtën gjë kishte deklaruar dhe në vitin 2021

E.K
Adele heq dorë nga alkooli: Kam 3 muaj që jam esëll
Adele

SHBA- Këngëtarja e njohur britanike Adele ka hequr dorë nga alkooli.

Fituesja e Grammy së fundmi u tha fansave në shfaqjen e saj në Las Vegas se ajo ka hequr alkoolin nga jeta e saj gjatë muajve të fundit.

"Unë ndalova së piri ndoshta tre muaj e gjysmë më parë," tha Adele gjatë shfaqjes së saj të fundjavës më 14 tetor. "Dua të them, unë kam qenë pothuajse e alkoolizuar për një pjesë të madhe të të 20-ave të mia. Edhe pse më mungon shumë, kamj hequr dorë dhe nga kafeina."

E ndonëse këngëtarja e "Hello" pranoi se "është e mërzitshme" të jesh esëll, ajo mbështeti të pranishmit që i kishin mbushur gotat plot, duke bërë shaka: "Kënaquni me uiski të thartë. Jam shumë, shumë xheloze".

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Adele është shprehur për heqjen dorë nga alkooli. Pas divorcit të saj në vitin 2021 nga Simon Konecki dhe vdekjes së babait të saj  Mark Evans nga kanceri i zorrëve në të njëjtin vit, ajo tha se kishte lënë alkoolin.

"Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të njohur me të vërtetë veten," i tha Adele Oprah Winfrey- t gjatë speciales së saj "One Night Only 2021" në CBS, "është thjesht të pish ujë dhe të jesh esëll si çdo gjë."/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB