
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte kujdesur në detaje që të suprizonte të pranishmit gjatë Samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, dhe në këtë kuadër përfshihej edhe ‘qerasja’ që ai iu bëri liderve të pranishmëve, me një karton picash që mbante emrin dhe foton e tij.
Por nëse keni menduar që ajo ishte vërtetë me ushqim gaboheni! Brenda kartonit të gjithë të pranishmit kanë marrë nga një pjatë, e cila ishte e dekoruar me piktura të vetë kryeministrit shqiptar. Situata është pritur me humor siç mund ta shihni dhe në videon e mëposhtme, sjellë nga Zëri.ai!
I pari që pyeti për pikturat e Ramës ishte kryeministri i Holandës. “Kam punuar si i çmendur për t’i bërë. Janë te gjitha të punuara me dorë. E dua Europën”, ia kthen Rama.
Më tej ai iu drejtua kancelarit gjerman duke i thënë se mund të hante ushqim në to, pasi nuk fshihen, dhe janë punim dore.
“Mund të bësh spaghetti këtu, nuk hiqet”, i tha Rama, Scholz. Më tej biseda u shoqërua me batuta, ku Rutte kërkonte të kishte 10% të fuqisë së Ramës.