Qytetërim

“Shqipëri, Shqipëri”, kaos dhe dhunë në Serbi-Mali i Zi

Tifozeria malazeze ka thyer edhe karrige të stadiumit të cilat i hodhën në drejtim të policisë serbe.

E.K
“Shqipëri, Shqipëri”, kaos dhe dhunë në
Pamje nga tensioni ne stadium

SERBI- Momente tensioni u regjistruan në duelin Serbi-Mali i Zi i vlefshëm për kualifikueset e Europianit, që përfundoi me shifrat 3-1 për serbët. 

Ndeshja u luajt në Serbi, ndërkohë që tifozët malazezë janë përplasur dhe me policinë serbe për shkak se një roje i sigurisë vodhi një flamur malazez në tribunën ku ishin të vendosur këta të fundit.

Bëhet me dije nga “Vijesti.me” se tifozeria malazeze ka thyer edhe karrige të stadiumit të cilat i hodhën në drejtim të policisë serbe. 

Pas veprimit të tifozëve malazezë, ata serb iu kundërpërgjigjën, teksa në një video të publikuar dëgjohen brohorimat: Shqipëri, Shqipëri!

 

Ndërkohë, për Malin e Zi në fushë u paraqitën nga minuta e parë ishin edhe 3 futbollistët me origjinë shqiptare, Edvin Kuç, Driton Camaj dhe Marko Tuçi. 

Poll

MOS HUMB