Qytetërim

Britney Spears zbulon sekretin e errët nga lidhja me Justin Timberlake

Ajo tregon se gjatë lidhjes me Timberlake, ajo ka mbetur shtatëzanë por e ka abortuar fëmijën.

E.K
Britney Spears zbulon sekretin e errët nga lidhja me Justin Timberlake
Britney Spears

SHBA- Këngëtarja Britney Spears me sa duket me librin e saj autobiografik ‘’The Woman in Me’’ do i prishë “qetësinë” shumë personave. Kjo pasi këngëtarja aty do të rrëfejë pjesë të jetës së saj që prekin shumë njerëz të tjerë. Një nga të cilët dhe Justin Timberlake, me të cilin ka pasur një romancë.

Ajo tregon se gjatë lidhjes me Timberlake, ajo ka mbetur shtatëzanë por e ka abortuar fëmijën. Ajo rrëfehet se shtatzënia e saj ishte një ” surprizë “, por jo një ” tragjedi “.

“E doja shumë Justinin. Gjithmonë shpresoja që një ditë të krijonim një familje së bashku. Thjesht kjo do të ndodhte shumë më shpejt nga sa prisja,” shprehet ajo.

Por, sipas Britney-it, Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë.

“Ai tha se nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj”, vazhdon Spears.

“Jam e sigurt që njerëzit do të më urrejnë për këtë, por unë rashë dakord të mos e lindja fëmijën. Nuk e di nëse ishte vendimi i duhur. Nëse do të ishte në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. E megjithatë, Justin ishte aq i sigurt se nuk donte të bëhej baba”, tha këngëtarja.

Ish-çifti u nda në vitin 2002 pas tre vitesh lidhje./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB