
TIRANË- Tifozat kuqezi nuk kanë zhgënjyer as këtë herë në stadiumin "Air Albania". Të shumtë në numër në mbështetje të Kombëtares Shqiptare në miqësoren me Bullgarinë ata kanë marrë me vete si gjithmonë dhe banderolat pikante.
Në njërën prej tyre shkruhej: Kur je mirë të dojn tan...!
Në një tjetër: Kundër futbollit modern.
Një banderë ishte për policin e Kosvës Afrim Bunjaku që u vra në sulmin terrorist të 24 shtatorit: Aftrim Bunjaku, hero i kombit.


Deri më tani Shqipëria është në avantazh me një rezultat 2 me 0. Goli i parë që zhbllokoi ndeshjen ishte ai i Qazim Laçit.
Spektakli i golit të parë u pasua me golin eErnest Muçit.
Në këtë ndeshje nuk kanë munguar as tensionet pasi një sportist bullgar ka kapur për fyti futbollistin e kombëtares Jasir Asanin./Zëri.ai