Qytetërim

Shqipëria e pamposhtur, thyen Bullgarinë në Air Albania

Për Kombëtaren tonë, në këtë miqësore shënuan Qazim Laçi dhe Ernest Muçi. Me fitoren e sotme, kuqezinjtë konfirmojnë formën e mirë që po kalojnë.

D.XH
Shqipëria e pamposhtur, thyen Bullgarinë në Air Albania
Shqipëria

TIRANË – Shqipëria konfirmon formën mjaft të mirë që po kalon, duke mundur 2:0 në Air Albania Bullgarinë, në një ndeshje miqësore.

Ekipi ynë kombëtar dominoi sfidën, si në mbajtjen e topit, ashtu edhe në rastet për gol.

Pas disa tentativave, Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 40 të takimit me anë të Qazim Laçit. Ky i fundit shënoi, pas një aksioni mjaft të bukur të kuqezinjve. Me rezultatin 1:0 u mbyll pjesa e parë e takimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Media Ditari (@ditarmedia)

Pjesa e dytë nisi me tensione mes dy Kombëtareve, teksa në një incident u përfshi edhe bomberi kuq e zi, Asani. Futbollisti bullgar Petkov i vuri duart në fyt lojtarit të Shqipërisë dhe i shpëtoi ndëshkimit me karton të kuq.

Do të duhej të vinte minuta e 80, që Ernest Muçi të realizonte nga distanca.


Kështu, ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë mbyllet me rezultatin 2:0. Ekipi ynë kombëtar do të bëhet gati, për sfidat e nëntorit për Euro 2024./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB