Qytetërim

Pritja mori fund, rikthehet dyshja 'Behlul' dhe 'Bihter'

“Thirrja e fundit për Stambollin”, tregon historinë e Serin dhe Mehmetit, të cilët takohen rastësisht në aeroport gjatë rrugës nga Stambolli në Neë York.

E.K
Pritja mori fund,  rikthehet dyshja 'Behlul' dhe 'Bihter'
Beren Saat dhe Kıvanç Tatlitug

TURQI- Pritjes i erdhi fundi, të gjithë fansat e Beren Saat dhe Kıvanç Tatlitug më në fund do e shohin dyshen bashkë, në një serial që pritet ti mbajë të mbërthyer pas ekranit. Lajmi është bërë me dije nga “Netflix”. “Thirrja e fundit për Stambollin”, do të jetë në platform prej datës 24 nëntor.

Ky film do të ribashkojë sërish dyshen fantastike të njohur për publikun shqiptar në filmin ikonë “Dashuri e ndaluar” ku dy aktorët ishin në rolin e Bihter dhe Behlul. Një dashuri që mbaroi si tragjedi.

Por fansat janë kurioz se si do jetë bashkëpunimi i dyshes këtë herë.

“Thirrja e fundit për Stambollin”, tregon historinë e Serin dhe Mehmetit, të cilët takohen rastësisht në aeroport gjatë rrugës nga Stambolli në Neë York./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB