Qytetërim

Courteney Cox: Jam penduar për operacionet plastike në fytyrë

Aktorja e njohur e serialit “Friends” ka folur për revistën “Woman” dhe ka pranuar se është penduar për "filerat" që ka vendosur në fytyrë.

k.m.
Courteney Cox: Jam penduar për operacionet plastike në fytyrë
Courteney Cox

SHBA- Courteney Cox ka dhënë një intervistë dhe ka folur për operacionet plastike që ka bërë dhe për faktin që është penduar. Aktorja e njohur e serialit “Friends” ka folur për revistën “Woman” dhe ka pranuar se është penduar për "filerat" që ka vendosur në fytyrë.

“Më vjen keq më shumë për mbushësit. Ka kaq shumë presion për të qëndruar e re në këtë industri, saqë sapo filloni, e gjitha kthehet në një efekt domino dhe dëshironi që të bëni gjithmonë e më shumë ndërhyrje,"-tha ajo.

Megjithatë ajo duket se e ka kuptuar teprinë me ndërhyrjet e saj dhe është penduar.

“Ishte një humbje kohe absolutisht dhe do të doja të mos i isha nënshtruar presionit për të ndërhyrë në fytyrën time,”-tha Cox.

E po ashtu theksoi se nuk e kishte aspak të lehtë të ndalonte operacionet./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB