Qytetërim

Broja dhuron spektakël me kërcimin e ‘pëllumbit’

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka dhuruar spektakël në dhomat e zhveshjes

E.K
Broja dhuron spektakël me kërcimin e ‘pëllumbit’
Armando Broja

LONDËR- Prej muajsh tifozët presin rikthimin në fushë të Armando Brojës, por dëmtimi i rëndë që ai pati ende nuk e lejon talentin shqiptar që të jetë në formën e tij më të mirë. Në orët e fundit Broja është bërë viral në rrjetet sociale, pasi është shfaqur duke kërcyer i mbështjellë me peshqir.

Ka qenë shoku i tij i skuadrës te Chelsea, Ben Çilluell, ai i cili ka bërë publike disa foto dhe video gjatë ditës së fundit, duke shkruar thjesht “tetor”. Dhe në një nga këto video, shfaqet Broja duke bërë një kërcimin e “pëllumbit” i mbështjellë vetëm me një peshqir në mes.

Momente humori mes shokëve të skuadrës, por që padyshim kanë sjellë mjaft komente nga tifozët, të cilët deshën të dinin arsyen pse Broja po bënte këtë shfaqje të tillë.

Poll

MOS HUMB