
Thomas Muller
GJERMANI – Futbollisti i Bayern Munich, Thomas Muller ka thyer një rekord me klubin më të mirë gjerman.
Muller u aktivizua në minutën e 88 të takimit në përballjen ndaj Mainz, duke bërë që emri i tij të shënohet me të arta.
Duke qenë një lojtar i Bayernit, Muller ka 323 fitore. Kështu, ai kalon rekordin e Nojer, që ka 322 fitore. Manuel Nojer, ndryshe nga Muller, e ka nisur karrierën me Shalke 04.
Muller është një bavarez i përjetshëm. Bayern Munich mposhti Mainzin në javën e 8 të Bundesligës.
Ekipi më i suksesshëm gjerman aktualisht është në vend të tretë në kampionat, me 20 pikë të grumbulluara./Zëri.ai/
Poll