
TIRANË- Prej kohësh në mediat rozë është përfolur për një shtatzëni të Kiarës, lajm të cilin vetë moderatorja as e ka pohuar e as e ka mohuar. Madje në disa raste mund të themi që me vetëdije ka lënë të kuptohet se është në pritje të ëmbël.
Edhe Luizi nga ana e tij nuk ka mbetur pas, fillimisht duke postuar një foto ku shihej i mbështetur në barkun e Kiarës, e së fundi ka postuar një foto duke lënë të kuptohet se janë në pritje të një vajze.
Ai ka postuar një foto ku shihet me një ekip djemsh security ku shkruan: Kështu do e shoqëroj vajzën në mbrëmjen e matures.
Na mbetet të presim edhe pak ndoshta që më në fund çifti të konfirmojë lajmin e shumëpritur, pasi prej kohësh fansat kanë nisur dyshimet, edhe për shkak të veshjeve që Kiara ka zgjedhur që të shfaqet në ekran çdo të dielë.
Postimi i Luizit: