
SERIA A- Sa shumë tension te Masimo Allegri në duelin ndaj Milanit, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 0-1 falë golit të Lokatelit, një ndeshje kjo e luftuar deri në minutat e fundit.
Tekniku i “Zonjës së Vjetrës” u pa të bënte gjeste aspak normale, në fundit e duelit, teksa në një moment u kap nga kamera duke shqyer kollaren që mbante veshur.
Trajneri i Juventusit nuk u pajtua me disa vendime të gjyqtarit, kryesisht në fundin e takimit, teksa nuk i shpëtoi as ndëshkimit me karton të verdhë për reagimet e bëra.
Ndërkohë që videot e Allegrit janë duke bërë xhiron e rrjetit, duke e rikthyer atë dhe njëherë tjetër si protagonist në qendër të vëmendjes.
Max Allegri is back! pic.twitter.com/s1jJZShlnb
— Jjuli (@jjuli_007) October 22, 2023