Qytetërim

Ancelotti me dy mendje për të drejtuar Brazilin, Reali nis punën për rikthimin e bujshëm

Real Madrid po punon për të kthyer në Santiago Bernabeu Jose Mourinho-n dhe ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e portugezit.

E.K
Ancelotti me dy mendje për të drejtuar Brazilin, Reali nis punën
Anchelotti

SPANJË- E ardhmja e Carlo Ancelotti-t në drejtim të Real Madrid-it është në dyshim.

Trajneri italian ka marrë një ofertë nga kombëtarja e Brazilit dhe dukej se do të merrte drejtimin e Seleçaos në fund të sezonit, por në ditët e fundit ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Madrid.

Megjithatë, presidenti Florentino Perez duket se ka plane të tjera në mendje dhe ka filluar punën për të të siguruar pasardhësin e Ancelotti-t.

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid po punon për të kthyer në Santiago Bernabeu Jose Mourinho-n dhe ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e portugezit.

Pengesa më e madhe për Los Blancos mund të vijë nga Arabia Saudite, ku paratë nuk janë një problem dhe ku Mou mund të përfitojë një rrogë 50 milionë euro në sezon.

Kontrata e Special One me Roma-n skadon në fund të sezonit dhe vetë trajneri ka deklaruar këto ditë se një ditë e shikon veten në drejtim të një klubi saudit.

Poll

MOS HUMB