Qytetërim

U zhduk dy javë, futbollisti i Milanit: Jam shumë keq, vuaj nga depresioni

Futbollisti ka shpjeguar gjendjen e vështirë në të cilën është duke kaluar, dhe tregon pse u zhduk për 14 ditë

E.K

U zhduk dy javë, futbollisti i Milanit: Jam shumë keq, vuaj nga

SUEDI- Emil Roback ka reaguar për herë të parë publikisht, ndërsa ka sqaruar edhe faktin që për 14 ditë kishte shkëputur çdo komunikim me këdo nga klubi i Norrkoping, ku ndodhet në formë huazimi nga Milani, gjë që i alarmoi të gjithë në klubin suedez, ku ishin të trembur për jetën e sulmuesit.

Në një komunikim me mediet suedeze, sulmuesi 20-vjeçar që është në pronësi të Milanit, zbuloi se vuan nga depresioni, ndërsa shtoi se është shumë i sëmurë.

“Nuk doja të shihja askënd përveç familjes. Vuaj nga depresioni. Nuk jam ndier mirë kohët e fundit, në fakt ndihem shumë keq. Ndjeva se gjërat nuk ishin në vendin e duhur dhe u mbylla në vetvete. Ndoshta nuk ishte gjëja e duhur për të bërë, por kështu ka ndodhur. Mendoj se është depresion, por është diçka që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, tha ai. 

Poll

MOS HUMB