Qytetërim

Rita Ora hap 'siparin' e kujtimeve: Nëse prindërit e mi nuk do të emigronin, unë s'do të isha këtu sot

Këngëtarja nisi rrëfimin me përjetimet nga fëmijëra atëherë kur ishte 1 vjeçe dhe familja e saj u shpërngul nga Prishtina në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

a.l
Rita Ora hap 'siparin' e kujtimeve: Nëse prindërit e mi nuk
Rita Ora

BRITANI- Ylli shqiptar, Rita Ora ka emocionuar sërish me një rrëfim për familljen dhe sakrificat e emigrimit. Në një intervistë për emisionin e njohur amerikan "The View", Ora gjithashtu ka ndarë detaje të rëndësishme nga jeta personale dhe karriera e suksesshme, përmes së cilës i ka bërë jehonë dhe vendit tonë në mbarë botën. 

Këngëtarja nisi rrëfimin me përjetimet nga fëmijëra atëherë kur ishte 1 vjeçe dhe familja e saj u shpërngul nga Prishtina në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

“Dua të them, isha një vjeçe dhe prindërit e mi u treguan shumë të guximshëm, dhe unë jam falënderuese, sepse po të mos e bënin, me shumë mundësi nuk do të isha e ulur me juve në këtë tavolinë”, tha Rita Ora. 

Ora ka shprehur mirënjohjen për sakrificat e prindërve, pa të cilat ajo nuk do të mund të shpërfaqej në skenën ndërkombëtare dhe të ndërtonte një karrierë të suksesshme muzikore./ Zëri.ai

Poll

MOS HUMB