
TIRANË- Modelja Rike Roçi dhe moderatori Meritoni Mjekiqi diskutuan këtë pasdite për raportin mes tyre, por edhe lidhur me Ilnisën. Rikja i tregoi shokut të saj se Ilnisa nuk flet me të, por diskuton lidhur me të me të gjithë shtëpinë, megjithatë kurrë nuk ia ka thënë personalisht. Edhe pse modelja kishte ankesa, Meritoni e ka parë në një këndvështrim tjetër, duke u shprehur kjo mund të jetë shenjë treguese e respektit nga ana e Ilnisës.
BISEDA MES TYRE:
View this post on Instagram
Rike: Kishte thënë ajo shoqja jote që çdo gjë që kam unë, do ta ketë edhe ajo. Pse nuk vjen të ma thotë në surrat, por flet lart e poshtë? Këtë gjë nuk kuptoj. Secilës nga gocat ua thotë gjërat përballë, me mua nuk ka guxim, pse?
Meritoni: Unë i kam thënë, raportin me ty dua ta ruaj shumë të mirë dhe të rregullt. Më ka respektuar që të mos ketë me ty ndonjë konflikt. Por, kujt ia ka thënë atë
Rike: E shoh unë që vijnë të tjerët m’i thonë gjërat, ajo kurrë nuk m’i thotë përballë. Flet nëpër korridore. Nuk e kuptoj, nëse ka diçka me mua, të vijë ta thotë përballë. E di sa e respektoj një guxim të tillë, i heq kapelën. Por jo të flasë nëpër korridore si mi
Meritoni: Shhhh
Rike: Nuk është e drejtë, se unë e shoh që Eglës ia thotë në sy, tjetrës në sy…
Meritoni: Për respekt që ndoshta ka ndaj meje dhe nuk ka
Rike: Atëherë, më mirë në heshtje se sa të flasë lart e poshtë! Është shumë e ulët o shpirt. Hajde ma thuaj përballë dhe e flasim
Meritoni: Po kush ta tha ty që ndryshoi raporti
Rike: Të gjithë thonë që ka ndryshuar raporti i Meritonit. Nga ana ime jo njëherë
Meritoni: Po nga ana ime, çfarë ka ndryshuar? Njësoj është, të përqafoj, bëjmë shaka./ZËRI