Qytetërim

“Unë nuk jam plehrë”/ Fationi ngre tonet me banorët pas debatit me Gazin

Gjithçka nisi pasi Gazi në formë shakaje ka gjuajtur me një letër Fationin. 

f.t
“Unë nuk jam plehrë”/ Fationi ngre tonet me banorët
FATION KUQARI

TIRANË- Një debat me tone të larta është zhvilluar mes banorëve dhe Fation Kuqarit, pas një përpasjeje që ky i fundit pati me Gazmend Ujkashin. Gjithçka nisi pasi Gazi në formë shakaje ka gjuajtur me një letër Fationin. 

Fationi e ka gjuajtur mbrapsht, pasi është ndjerë i ofenduar nga Gazi, por banorët veprimin e tij e kanë parë si mosrespektim ndaj Gazit, i cili është edhe më i madhi i shtëpisë.

Pjesë nga debati

Fationi: A ka burra këtu. Gazi e nisi kur ishte duke ngrën dhe un mora qesen e kekut për të shkundur të tjerët cigaren. Gazi e mblodhi dhe ma hodhi në fytyrë. Deri tani thoni mos zini moshë, por sa e respektoj un se respekton asnjë banor tjetër për moshën që ka. Ma hodhi si plehër, më konsideroi si kosh. Nuk më trajton dot njeri si plehër.

Meritoni: Nuk lejoj ti prekë kush Gazit thoin, ti je 29 vjeç dhe nuk duket bukur ta gjuash Gazin.

Fationi: Ashtu më gjuajti. Nuk jam kosh të ma hedh Gazi mua atë. Nuk e toleroj.

Meritoni: Është burrë 60-vjeç.

Fationi: Hajde tani… o ti djali

Meritoni: Ka të bëjë me veprimin

Fationi: Të provokojë njeri katër herë ty? Të ta hedhë si plehrë dhe çfarë do bësh ti

Meritoni: Kurrë në jetën tënde, të shoh unë, dhe ti të bësh atë veprim…

Fationi: Unë bëj çfarë të më dojë qejfi mua. Si e ke emrin ti? Ti e ke Meriton, unë Fation dhe mbaj përgjegjësi për gjërat e mia. Unë respektoj veten dhe mua nuk më trajton njeri si plehrë

Meritoni: Unë veprimin tënd nuk e justifikoj

Fationi: Nëse ai ma ka hedhur ashtu, ti do më kërkosh falje?!

/ZËRI

Poll

MOS HUMB