
TIRANË- Ish-futbollisti zviceran Blerim Xhemaili dhe ish-bashkëshortja e tij, modelja shqiptare Erjona Sulejmani, prej vitesh janë bërë kryefjalë me divorcin e tyre të turbullt. Dikur gruaja më e bukur në Shqipër ndaj tha në një reality show italian se futbollistët ishin të tmerrshëm në shtrat. Deklarata iu kthye si bumerang disa vite më vonë, sepse zbuloi se shpesh ishte viktimë pasi në fakt, të dashurit e saj e tradhëtonin.

Menjëherë pas deklaratës së saj, Xhemaili nuk ka dashur të tolerojë një sjellje të tillë publike dhe bëri kërkesën për divorc nga Erjona, e cila mbajti kujdestarinë e djalit të tyre. Pas ndarjes, ajo zbuloi se edhe mund të ishte tradhëtuar.

"Unë kurrë nuk kam tradhëtuar! Dhe kurrë nuk do ta bëj sepse dua të kem një ndërgjegje të pastër kur shikohem në pasqyrë. A më kanë tradhëtuar? Kuptova që kam brirë më të mëdhenj se dreri! Unë personalisht nuk do ta falja kurrë tradhëtinë. Prandaj jam e lirë,"-tregoi ajo. Por nuk dihet se për kë nga ish partnerët e kishte fjalën, nëse Blerim Xhemaili apo ndonjë mashkull tjetër.

Shqiptari Blerim Xhemaili ka luajtur 69 herë me kombëtaren e Zvicrës dhe ka shkuar në tre kampionate botërore. Ai u lind në fshatin Bogovinë, jo shumë larg Tetovës, ndërsa prindërit e tij u shpërngulën në Zvicër kur ai ishte katër vjeç. Aty filloi të stërvitet futboll, ndaj nuk kishte dilema për kombëtaren, por i mbajti lidhjet e forta me shqiptarët. Kështu ai u njoh me Erjonën, me të cilën ishte dashuruar prej vitesh, para se ajo të vendoste se nuk e donte më!/ZËRI