Qytetërim

Rey Manaj drejt rikthimit në Itali, klubi i Serie A gati të paguaj 15 milionë euro

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit mund të ketë gjetur pa nisur mirë Kampionati Europian një skuadër që është e interesuar për kartonin e tij.

k.m.
Rey Manaj drejt rikthimit në Itali, klubi i Serie A gati të paguaj 15
Rey Manaj

ITALI- Lazio në Serie A është gati të paguaj 15 milionë euro për të blerë kartonin e Rey Manaj. Sipas mediave italiane, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit mund të ketë gjetur pa nisur mirë Kampionati Europian një skuadër që është e interesuar për kartonin e tij.

“Nga Turqia janë të sigurt: Lazio ka gjetur qendërsulmuesin e ri. Ai quhet Rey Manaj, i lindur në 1997 dhe një njohës i vjetër i futbollit italian, i rritur në sektorin e të rinjve të Interit,”-shkruajnë mediat italiane.

Sipas asaj që raporton "Il Messaggero", për momentin nuk ka mbetur asgjë tjetër për t'u bërë veçse kontakti me klubet e tjera të interesuara për shërbimet e lushnjarit. Në garë për të janë edhe disa klube në Turqi, Spanjë, Itali dhe Arabinë Saudite, teksa Sivasspor po mendon të "mbush arkat" me ofertën që ka bërë Lazio. 

2612 minuta të ndara në 36 ndeshje për Manaj sezonin që lamë pas, teksa veç 22 golave, në skuadrën turke Manaj kontribuoi edhe me asiste./ZËRI

Poll

MOS HUMB