
GJERMANI- Në një intervistë për 'Sport Bild', superylli i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe ka zbuluar se cilat janë synimet e tij në Euro 2024, kampionat i cili nis të premten. Në rrëfimin e tij, Mbappe la të kuptohet se synimet i kishte të qarta në kokën e tij.
“Ky është Kampionati Europian i parë dhe normal në të cilin do të marr pjesë. Në vitin 2021, Kampionati u zhvillua në shumë vende, ndaj nuk ishte njësoj, ishte e çuditshme. Tani dua të lë gjurmë,"- tha Kylian Mbappe.
Më tej, u shpreh se është i "uritur" për fitore dhe se çdo garë do ta marrë seriozisht pasi ka qëllime, të cilat kërkon me çdo kusht që t'i arrijë.
Kylian Mbappe pranoi në të njëjtën intervistë se: Topi i Artë vazhdon të jetë synimi im, që nga fëmijëria ime dua të jem lojtari më i mirë në botë, dua të vazhdoj të përparoj, por pa humbur kurrë kënaqësinë e të luajturit futboll./ZËRI