
Marrëdhënia e tensionuar me Jennifer Lopez dhe kriza e fortë që ata po kalojnë në çift ka gjasa që ta rikthejë sërish Ben Affleck drejt pijes, si të vetmin ngushëllimin. Këtë shqetësim e kanë shfaqur miqtë e aktorit. Duke folur për DailyMail.com, miqtë thonë se aktori, i cili ka luftuar me alkoolizmin dhe varësinë nga kumari për dekada, po vuan nga pasi martesa e tij po shpërbëhet.
Ata pretendojnë se aktori 51-vjeçar tashmë i është rikthyer alkoolit. Një burim vuri në dukje:
“Kam dëgjuar se ai ka pirë. Ai është një person vërtet i shqetësuar."
Ndërsa një tjetër shtoi:
"E kam parë atë të duket i çuditshme dhe është një shqetësim i vërtetë për të gjithë ata që kujdesen për të".
Zbulimi vjen pasi burime pranë këngëtares thanë se nëna e saj, Guadalupe Rodriguez, tani është "kthyer kundër" Affleck, pavarësisht se fillimisht e inkurajoi vajzën e saj të rindezte romancën me aktorin në vitin 2022.Të dielën në mbrëmje, çifti u pa në rezidencën prej 60 milionë dollarësh që ata blenë vitin e kaluar. Ata kaluan katër orë në shtëpinë, e cila tani thuhet se është në shitje.
Pasi Affleck u zhvendos në një apartament 100,000 dollarë në muaj në Brentëood në maj, J.Lo anuloi të gjithë turneun e saj veror në një përpjekje të dukshme për të shpëtuar martesën e saj. Por burime të shumta tani thonë se një divorc është i pashmangshëm./ZËRI