Qytetërim

Cristiano Ronaldo po largohet nga futbolli?

Duke folur pas ndeshjes, ai u ndal tek e ardhmja e tij në fushën e blertë.

E.K
Cristiano Ronaldo po largohet nga futbolli?
Cristiano Ronaldo

Portugalia doli e shkëlqyer në “testin” e fundit para EURO 2024, teksa mposhti Irlandën me rezultatin 3-0, në një ndeshje miqësore në Aveiro duke pasur në formë të shkëlqyer Cristiano Ronaldon, i cili shënoi dy gola. Duke folur pas ndeshjes, ai u ndal tek e ardhmja e tij në fushën e blertë.

“Nuk kam dhe shumë vite në futboll... ndaj duhet ta shijoj. Jam i dashuruar pas futbollit. Çdo ndeshje është e veçantë, imagjino Euron me Portugalinë, ndihesh krenar... është një ëndërr, si kur isha 20 vjeç”.

Ylli portugez tha se skuadra e tij duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, por duhet të ëndërrojë të fitojë EURO-n, pasi ata kanë talentin dhe janë gati të përsërisin triumfin e tyre të 2016-ës. Ne ëndërrojmë dhe jemi gati”, tha ai për transmetuesin shtetëror RTP pas miqësores kundër Irlandës.

I pyetur nëse e sheh Portugalinë të bëhet kampione e Europës si në vitin 2016, ai tha se duhet ta bëjnë atë “hap pas hapi.

“Ne e kemi talentin, por siç e them shpesh, për talentin duhet punuar, asgjë nuk të jepet. Dhe ekipi është gati për të punuar”./ZËRI

Poll

MOS HUMB