Qytetërim

Rëndohet gjendja e Bruce Willis, nuk njeh as ish-gruan e tij Demi Moore

Aktorja vizitoi ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka qëndruar gjithmonë shumë e afërt, por ajo kuptoi se kujtohej më ish-gruaja me të cilën ishte martuar prej 13 vitesh.

k.m.
Rëndohet gjendja e Bruce Willis, nuk njeh as ish-gruan e tij Demi Moore
Bruce Willis dhe Demi Moore

SHBA- Gjendja shëndetësore e aktorit Bruce Willis po bëhet gjithnjë e më keq. Sipas burimeve të afërta me aktorin deklaruan për revistën Closerweekly se ai nuk e njeh më as ish-bashkëshorten e tij Demi Moore.

Aktorja vizitoi ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka qëndruar gjithmonë shumë e afërt, por ajo kuptoi se kujtohej më ish-gruaja me të cilën ishte martuar prej 13 vitesh dhe nëna e vajzave të tij Rumer, 35 vjeçe, Scout 32 vjeçe  dhe Tallulah 29 vjeçe. 

Aktori, i cili u diagnostikua me demencë frontotemporale, vuan nga një humbje e rëndë e kujtesës. "Diagnoza mizore" e re e shpallur nga familja në shkurt 2023 do të thotë se Willis ka ngadalësuar lëvizjet, nyje të ngurtësuara, probleme ekuilibri dhe ndryshime në sjellje dhe të folur. "Demenca" mund të shkaktojë dëmtime serioze njohëse, ndryshime të personalitetit dhe ndryshime të humorit.

Poll

MOS HUMB