Qytetërim

Sharon Stone: Ish-shefi i Sony më nxorri organin gjenital në zyrë

Sipas Stone, ngjarja ka ndodhur në zyrën e tij, teksa ajo kishte shkuar për të lidhur një kontratë pune.

E.K
Sharon Stone: Ish-shefi i Sony më nxorri organin gjenital në zyrë
Sharon Stone

SHBA- Aktorja Sharon Stone tha se ish-kreu i Sony e ka ngacmuar seksualisht gjatë një takimi në vitet 1980. Sipas Stone, ngjarja ka ndodhur në zyrën e tij, teksa ajo kishte shkuar për të lidhur një kontratë pune. Gjatë një rrëfimi të sinqertë në podcast-in ' Let's Talk Off Camera' të Kelly Ripa-s, Sharon Stone, e njohur për rolet e saj në filma si 'Basic Instinct' dhe 'Casino', tregoi një përballje shqetësuese me ngacmimet seksuale gjatë viteve 1980.

Sharon nuk e përmendi emrin e personit, por tha se takimi nuk ishte "i fundit nga shumë përvoja të çuditshme" gjatë karrierës së saj të gjatë.

“Shkova në zyrën e tij dhe ishte, e dini, në vitet tetëdhjetë, kështu që divani ishte praktikisht në dysheme. Isha ulur aty me këmbët mbledhur."

Sipas Stone, gjatë këtij takimi, drejtori i kishtë thënë: "Është e vërtetë ajo që thonë për ty dhe ti je më e mahnitshmja. Ne nuk kemi parë askënd si ty në dekada. Ti je më e bukura. Më e artikuluara.Ti je kaq e zgjuar dhe e pashme dhe ato flokë...”.

"Më pas, filloi të ecte dhe u vendos përpara meje duke thënë: "Por, si fillim" dhe në atë moment nxorri peorganin gjenital para meje”.

Sharon Strone tha se raste të tilla janë të përhapura, prandaj aktorja shprehu gatishmërinë për të pranuar falje nga ata që e ngacmuan. Megjithatë, për ata që zgjedhin të mos i pranojnë veprimet e tyre, Stone dha një mesazh të ashpër: "Mos u ul më kurrë pranë meje"./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB