
TIRANË- Ballkani barazoi në transfertën kundër Astanës pa gola në takimin e raundit të 4 në grup në Ligën e Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka dominuar sfidën, por nuk arriti që të finalizonte.
Kampionët e Kosovës rrezikuan të parët kur në minutën e katërt, Nazmi Gripshi gjuajti mbi portë. Në minutën e 32-të, Almir Kryeziu kishte shansin të zhbllokonte rezultatin, por portieri vendas u tregua i saktë. Astana tentoi që të ndëshkonte Ballkanin nëpërmjet kundërsulmeve.
Ballkani ishte edhe më kërkues në pjesën e dytë. Në minutën e 73-të, Gripshi rrezikoi nga 20 metra. Nëntë mintua më pas por portieri Kondriç ia mohoi golin. Pak minuta më vonë, Arbër Potoku nuk përfitoi nga rrëmuja në zonë. Ballkani ka katër pikë po aq sa edhe Astana në grup.
Ndeshja e radhës për kampionët e Kosovës dot ë ejtë më 30 nëntor kundër Viktoria Plzenin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Zëri.ai