Qytetërim

Habit me deklaratën Irina Shayk: E urreja të isha vajzë!

Modelja 37-vjeçare shpjegoi se për shkak se babai i saj e kishte dashur gjithmonë që ajo të ishte djalë, ajo përfundoi duke "urryer" të qenit vajzë dhe ndjeu sikur duhej të bëhej kryefamiljare pasi babai i saj kishte vdekur. 

k.m.
Habit me deklaratën Irina Shayk: E urreja të isha vajzë!
Irina Shayk

SHBA- Irina Shayk mund të konsiderohet si një nga modelet më mbresëlënëse të showbiz-it, por modelja ka zbuluar se prej vitesh nuk ndihej mirë me pamjen e saj. Gjatë një interviste për revistën Elle, modelja 37-vjeçare shpjegoi se për shkak se babai i saj e kishte dashur gjithmonë që ajo të ishte djalë, ajo përfundoi duke "urryer" të qenit vajzë dhe ndjeu sikur duhej të bëhej kryefamiljare pasi babai i saj kishte vdekur. 

"Babai im gjithmonë donte një djalë. Ai na donte, por kur vdiq, u ndjeva sikur duhej të kujdesesha për familjen. Gjatë gjithë viteve të adoleshencës e kam refuzuar plotësisht feminilitetin tim. Gjithmonë kam menduar se kam lindur në trupin e gabuar. Më kujtohen zënkat me nënën time, e cila donte të më vishte me fustane me lule. Doja ngjyra të errëta dhe rroba të gjera. Nuk ishte se doja të bëhesha djalë, por ndihesha sikur nuk i përkisja trupit tim,"-u shpreh Shayk.

Irina tregoi se edhe pse u përball me presionin e drejtuesve të industrisë për të humbur peshë, ajo refuzoi të tërhiqej dhe mbeti e vendosur për të fituar para. Parat e para ajo ia ktheu nënës së saj, e cila i shpenzoi për të blerë mobilje për shtëpinë.

Poll

MOS HUMB