Qytetërim

'Bonnie&Clyde', si u kthyen influencerat turq në 'lavatriçe' për pastrimin e parave

Çifti i famshëm i instagramit nga Turqia ka marrë një mori akuzash për aktivitete të paligjshme si trafiku i drogës përmes produkteve kozmetike që shisnin, evazion fiskal si edhe pastrim parash përmes faturave false.

Zeri
'Bonnie&Clyde', si u kthyen influencerat turq në
Engin dhe Dilan Polat

TURQI- Dilan dhe Engin Polat janë një çift influencer-ash të cilët së fundmi kanë marrë pseudonimin ikonik “Bonnie dhe Clyde”. Dhe jo më kot. Çifti i famshëm i instagramit nga Turqia ka marrë një mori akuzash për aktivitete të paligjshme si trafiku i drogës përmes produkteve kozmetike që shisnin, evazion fiskal si edhe pastrim parash përmes faturave false.

Prej kohësh çifti reklamonte jetesën luksoze me anë të postimeve në rrjete sociale. Dilan kishte zakonin e të bërit flokët kaçurrela me kartmonedha të bëra në formë bigutinash, ndërsa Engin postonte makinat e shtrenjta dhe avionët privatë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB