Qytetërim

Reali tetë gola dhe spektakël për të siguruar finalen e Kupës së Mbretit

Ndeshja shkoi në shtesa ku të dy skuadrat provuan me bateritë e plota, vetëm 5 minuta nga fundi ishte Rudigeri me një goditje të bukur me kokë që vulosi.

Redaksia Zëri
Reali tetë gola dhe spektakël për të siguruar finalen e
FOTO ILUSTRUESE

MADRID- Reali i Madridit dhe Reali i Sociedadit dje, patën një përballje shumë luftarake në "Santiago Bernabeu", të zgjidhur vetëm në kohët e shtuara ku Reali i Madridit barazoi në 4-4, duke siguruar kalimin në finalen e Kupës së Mbretit për shkak të fitores 1 me 0 në gjysëmfinalen e parë. Koha e rregullt përfundoi 3-4 për Realin e Sociedadit, ndërsa në shtesa vendosi një goditje me kokë e Rudigerit në minutën e njëqind e pesëmbëdhjetë brenda zonës së Sociedadit. 8 gola për kënaqësinë e tifozëve në "Bernabeu".

Golin e parë e shënuan miqtë pasi Barrençea u përvodh bukur nga e majta pas një pasimi të Marinit nga thellësia e krahut të majtë drejt qendrës, duke e nxjerrë thuajse të vetëm përballë portierit në këndin e kuadratit të ngushtë të portierit Barrançean, nga ku e pati të thjeshtë të shënonte, 1-0. Një aksion thuajse fotokopje, veçse në krahun tjetër, prodhoi Reali i Madridit për golin e barazimit. Vinisiusi shërbeu Endrikun, i cili nuk fali.

Në pjesën e dytë, një futje në zonë nga e djathta e mandej kthim në fundore drejt qendrës, e gjetin Alaban e Realit përballë portës së tij të papërgatitur, që duke mbyllur këmbët jashtë kohe i dha një devijim të atillë topit, që e gjeti të papërgatitur portierin Lunin. 1-2 për Realin e Sociedadit. Ojarzabali provoi nga jashtë zone në minutën tetëdhjetë, ku topi për çudi gjeti sërish trupin e numrit 4 të Madridit, David Alabën dhe sërish mori një devijim që e gjeti Luninin të papërgatitur. 1-3.

Dy minuta më pas, një aksion model i Vinisiusit nga e majta sipërfaqi të gjitha cilësitë e tij teknike dhe hodhi një top shumë të bukur në qendër ku në ajër menjëherë Bellingami bëri një gjuajtje nga të tijat, duke e shkurtuar në 2-3. Reali goditi edhe katër minuta më pas, në të tetëdhjetë e gjashtën. Këtë herë ishte Çuameni me kokë brenda zonës, pas krosimit të Rodrigos. 3-3.

Spektakli në "Bernabeu" do të ishte i mangët sikur, atëherë kur dukej se Reali e zgjidhi me kohë të rregullt, në fund, Ojarzabali, më i miri, më rrezikshmi e më kërkuesi për të tijtë, të mos shënonte me kokë, në minutën e fundit të lojës së rregullt, nga një krosim i Serxhio Gomezit, 3-4.

Koha e rregullt 3-4, totali 4-4. Ndeshja shkoi në shtesa ku të dy skuadrat provuan me bateritë e plota, vetëm 5 minuta nga fundi ishte Rudigeri me një goditje të bukur me kokë që vulosi. 4-4.

Reali i Madridit, ndjekës i Barcelonës në garë për titull dhe në garë po ashtu për Ligën e Kampioneve, do të presë finalisten e dytë sonte, nga përballja mes Atletikos së Madridit dhe Barcelonës./ZËRI

Poll

MOS HUMB