Qytetërim

Vlonjati kampion në boksin italian

Kampioni vlonjat, 34-vjeçar, i lindur në Shqipëri dhe i rritur në Rekanati të Markes, fitoi dje ndaj 42-vjeçarit livornez

Redaksia Zëri
Vlonjati kampion në boksin italian
Aleksandër Gëzim Ramo

ITALI- Boksieri vlonjat, Aleksandër Gëzim Ramo, është shpallur muajin e shkuar Kampion i Italisë në peshën gjysmë të rëndë, duke triumfuar në PalaMacchia të Livornos ndaj boksierit vendas Federiko Gasani, me pikë, me vendim jounanim të gjyqtarëve.

Boksieri italian garonte në qytetin e tij përballë publikut të tij. 96-94; 96-94; 94-96 ishin tre verdiktet e gjyqtarëve, dy prej të cilëve në favor të vlonjatit dhe një në të mirë të livornezit. Ramoja e dominoi sfidën në çdo drejtim të saj, deri në përfundim.

Me këtë fitore të madhe ai ngjtet në majat e boksit italian, duke arritur në kuotën e 16 fitoreve, 8 prej të cilat me KO, pa asnjë humbje. Në qytetin e Vlorës mbiemrin e tij e njohin dhe respektojnë edhe prej mjeshtrit legjendar Idai Ramo, "baba" i hapave të para të boksit të Vlorës dhe Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, i cili dikur ngrinte lart emrin e Vlorës dhe Shqipërisë në ringjet vendase e ndërkombëtare.

Kampioni vlonjat, 34-vjeçar, i lindur në Shqipëri dhe i rritur në Rekanati të Markes, fitoi dje ndaj 42-vjeçarit livornez falë tre karakteristikave të tij të hershme: rafinimit, teknikës së lartë dhe qëndrueshmërisë. Ai është stërvitur në Itali nga Masimiliano "Momo" Durani./ZËRI

Poll

MOS HUMB