Qytetërim

Reali i Madridit, kampioni i efiçiencës në Evropë– Mançester Junajtid mbreti i keqinvestimeve

Të dhënat tregojnë një kontrast të madh midis efiçiencës dhe keqmenaxhimit financiar në klubet më të mëdha të Evropës.

Redaksia Zëri
Reali i Madridit, kampioni i efiçiencës në Evropë–
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Uebsajti i specializuar për transferime, Transfermarkt, ka publikuar një analizë mbi shpenzimet mesatare të skuadrave që kanë arritur në finalet e Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2012/2013. Të dhënat tregojnë një kontrast të madh midis efiçiencës dhe keqmenaxhimit financiar në klubet më të mëdha të Evropës.

Në krye të klasifikimit për menaxhimin më efikas është Reali i Madridit, i cili ka arritur 6 finale dhe i ka fituar të gjitha (2014, 2016, 2017, 2018, 2022, 2024), me një kosto mesatare për 1 finale të arritur prej vetëm 223 milionë eurosh. Nga ana tjetër, shembulli ekstrem i keqmenaxhimit është Mançester Junajtid, i cili që nga viti 2012 ka një deficit rekord prej 1.5 miliardë eurosh mes shpenzimeve dhe të ardhurave nga transferimet – pa arritur asnjëherë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Klasifikimi i kostos për një finale:

* Liverpuli – 463 milionë € (3 finale, 1 fitore – 2019)
* Borusia Dortmund – 515 milionë € (2 finale, 0 fitore – 2013, 2024)
* Bajerni Mynih – 610 milionë € (2 finale, 2 fitore – 2013, 2020)
* Atletiko Madrid – 660 milionë € (2 finale, 0 fitore – 2014, 2016)
* Juventusi – 965 milionë € (2 finale, 0 fitore – 2015, 2017)
* Mançester Siti – 1.22 miliardë € (2 finale, 1 fitore – 2023)
* Interi – 1.25 miliardë € (1 finale, 0 fitore – 2023)
* Totenhemi – 1.5 miliardë € (1 finale, 0 fitore – 2019)
* Barcelona – 1.73 miliardë € (1 finale, 1 fitore – 2015)
* Çelsi – 2.86 miliardë € (1 finale, 1 fitore – 2021)

Mançester Junajtid – Simboli i keqinvestimeve

Përtej finalistëve, analiza vë në pah edhe dështimet më të mëdha financiare. Junajtid ka regjistruar një deficit prej 1.5 miliardë eurosh në merkato gjatë kësaj periudhe, duke qenë klubi me shpenzimet më të larta pa asnjë rezultat në Champions. Më e keqja është se Djajtë e Kuq këtë vit rrezikojnë të mos jenë pjesë e garave evropiane, pasi renditen në dhjetëshen e dytë të tabelës me shanse pranë zeros për t'u ngjitur në nivelet evropiane. Ndërkohë, Reali i Madridit vazhdon të konfirmohet si skuadra më efikase, duke kombinuar shpenzimet e ulëta me dominimin e padiskutueshëm në arenën europiane./ZËRI

Poll

MOS HUMB