Qytetërim

Pse vendbanimi 8000-vjeçar shqiptar ka habitur shkencëtarët?

Shkencëtarët besojnë se në vendbanimin e lashtë pranë Liqenit të Ohrit ishte ngritur një fshat me 200-500 banorë.

D.XH
Pse vendbanimi 8000-vjeçar shqiptar ka habitur shkencëtarët?
Vendbanimi ne Oher

SHQIPËRI - Studiuesit kanë mbetur të habitur, pasi zbuluan hunj të ngulur thellë në liqen, të përdorura për të mbrojtur një nga fshatrat më të vjetër të Evropës nga një kërcënim i panjohur. Në fillim të këtij viti, studiuesit zbuluan vendbanimin më të vjetër buzë liqenit në Evropë.

Ky vendbanim u gjet në Shqipëri në liqenin e Ohrit, që konsiderohet 'Perla e Ballkanit' dhe llogaritet të jetë 8000-vjeçar. "Ky vendbanim është disa qindra vjet më i vjetër se vendet e njohura më parë të banimit të liqeneve në rajonet e Mesdheut dhe në Alpe", i tha AFP-së profesori Albert Hafner nga Universiteti i Bernës. Vendbanimi cilësohet më i vjetri në Evropë. Por ndërsa ky zbulim është mbresëlënës, studiuesit shpejt nisën të bëjnë më shumë pyetje në lidhje me fshatin në lashtësi.

Pse vendbanimi 8000-vjeçar shqiptar ka habitur shkencëtarët?
Vendbanimi ne Oher 2

Shkencetarët ngritën pyetjen se përse fshati ishte ndërtuar pranë sipërfaqes së liqenit dhe pse ishte i rrethuar me hunj. Jo vetëm disa hunj, studiuesit kanë vlerësuar se ka të ngjarë të jetë e rrethuar nga 100,000 hunj. Secili prej këtyre hunjve u fut në fund të liqenit dhe u përdor si barrikadë mbrojtëse.

Studiuesit kanë vlerësuar se fshati ka të ngjarë të ketë pasur 200-500 njerëz, kështu që puna që kanë bërë njerëzit e lashtësisë në këtë vendbanim, mund të të mos ishte detyrë e lehtë. “Për të mbrojtur veten në këtë mënyrë, ata duhej të prisnin një pyll”, tha Hafner. Gjithashtu nuk është e qartë pse fshati i vogël e ndjeu të nevojshme të ndërtonte e fortifikime kaq shumë për t'u mbrojtur. “Ndërtimi i fshatit të tyre rrethuar me hunj ishte një detyrë komplekse, shumë e ndërlikuar, shumë e vështirë dhe është e rëndësishme të kuptojmë pse këta njerëz e bënë këtë zgjedhje”, tha Adrian Anastasi nga Instituti Shqiptar i Arkeologjisë. Vetë liqeni konsiderohet si një nga më të vjetrit në botë dhe ka ekzistuar për më shumë se një milion vjet.

Zhytësit profesionistë, studiuesit dhe arkeologët duhet të marrin masa paraprake për t'u siguruar që të mos dëmtojnë vendin parahistorik. “Për të kuptuar strukturën e këtij vendi parahistorik pa e dëmtuar atë, ne po bëjmë një kërkim shumë të përpiktë, duke ecur shumë ngadalë dhe me shumë kujdes”, shtoi Anastasi. Hafner përsëriti gjithashtu rëndësinë e vendbanimit, pasi analiza e zonës mund të ndihmojë në sigurimin e njohurive për kushtet klimatike dhe mjedisore. "Këto janë vende kyçe prehistorike që janë me interes jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën Jugperëndimore", shtoi ai.

Studiuesit që punojnë në vend kanë gjetur tashmë fara, bimë dhe eshtra të kafshëve të egra e të zbutura të ndryshme. Megjithatë, besohet se do të duhen edhe dy dekada të tjera për të kuptuar plotësisht kompleksitetin e vendbanimit dhe për të arritur në përfundime për komunitetin./Unilad - ZËRI/

Poll

MOS HUMB