Qytetërim

‘I vetëm në shtëpi’ ndodh në jetën reale

Ai u largua nga Filadelfia dhe duhej të bashkohej me gjyshen e tij në Florida, në Fort Myers, për Krishtlindje. Në vend të kësaj ai zbarkoi në Orlando. Spirit Airlines kërkoi falje ​

D.XH
‘I vetëm në shtëpi’ ndodh në jetën reale
Home Alone

SHBA- Një djalë 6-vjeçar fluturoi me aeroplanin e gabuar, pasi një kompani ajrore bëri një gabim. Ajo që Casper i vogël përjetoi, të kujtonte historinë e "Home Alone", filmi i vitit 1992 në të cilin Kevin, i luajtur nga Macaulay Culkin kur ishte fëmijë ndahet nga prindërit e tij dhe përfundon në një aeroplan që shkon në Nju Jork, në vend të Floridës.

Në rastin e Casper, fëmija do të duhej të largohej nga Filadelfia, i vetëm, duke shkuar në Fort Myers, Florida, për të shkuar te gjyshja e tij. Ishte udhëtimi i parë me avion i Casper. Gjyshja e tij po e priste në Fort Myers, por kur nuk e pa, pyeti kompaninë ‘Spirit Airlines’ se ku ishte fëmija. Fillimisht stafi nuk ishte në gjendje të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur, më pas i shpjeguan se fëmija ndoshta nuk kishte pasur kohë të hipte, por gjyshja u përgjigj se nuk ishte e mundur sepse kishte gjurmuar nipin e saj dhe kishte konfirmimin se fëmija ishte regjistruar në aeroport.

‘I vetëm në shtëpi’ ndodh në jetën reale
Casper 6-vjecar

“Ishin momentet më të këqija të jetës sime”, tha gruaja për mediat lokale. Për fat të mirë, pas disa orësh ajo mori një telefonatë nga Casper. Nipi i saj i tha se kishte zbritur, por në aeroportin e gabuar, në Orlando, më shumë se 200 kilometra larg. Kompania kërkoi falje dhe ofroi rimbursim për fluturimin. Casper përfundimisht arriti në destinacionin e tij dhe u ribashkua me gjyshen, në kohë për të festuar Krishtlindjet. Disa thonë se familja mund të padisë kompaninë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB