Qytetërim

Çoi Ballkanin në Conference League, Ilir Daja trajneri i vitit në Kosovë

D.XH
Çoi Ballkanin në Conference League, Ilir Daja trajneri i vitit
Ilir Daja

PRISHTINË – Në Prishtinë të Kosovës u mbajt mbrëmja gala “Laurentët”, ku u dhanë çmime për trajnerin më të mirë, futbollistin e vitit, golashënuesin më të mirë të kampionatit vendas, si dhe u publikua edhe formacioni më i mirë për vitin 2023.

Çoi Ballkanin në Conference League, Ilir Daja trajneri i vitit
Albion Rrahmani

Në këtë event, organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, “Trajner i vitit” është vlerësuar Ilir Daja. Ai e fitoi këtë çmim, për punën fantastike që ka bërë tek Ballkani i Suharekës, me të cilën fitoi titullin kampion, por edhe arriti të shkojë në fazën e grupeve të Conference League. Ballkani udhëheq kampionatin e Kosovës, kur ka mbaruar gjysma e rrugëtimit për këtë sezon.

Çoi Ballkanin në Conference League, Ilir Daja trajneri i vitit
Amir Rrahmani

Çmimin për Dajën e dha trajneri i njohur dhe legjenda e futbollit të Kosovës, Ajet Shosholli. Daja në fjalën e tij deklaroi se ndihet i nderuar për çmimin që iu dha. “Ndihem i nderuar për çmimin që arrita të fitoj”, tha Daja. Ai shtoi se ndihet një prej të gjithë personave që jep kontribut për futbollin në Kosovë.

Çoi Ballkanin në Conference League, Ilir Daja trajneri i vitit
Lumbardh Dellova
Çoi Ballkanin në Conference League, Ilir Daja trajneri i vitit
Samir Ujkani

Futbollisti i vitit në Kosovë u shpall Lumbardh Dellova, çmimi Fadil Vokrri iu dha Amir Rrahmanit, golashënuesi më i mirë u shpall Albion Rrahmani, Çmimi i Karrierës u dha për Samir Ujkanin, ndërsa u shpall dhe formacioni më i mirë për 2023./ZËRI/

Poll

MOS HUMB